DYLON

Eco Higjiena: Falënderim i veçantë për ekipën kujdestare të emergjencës, për mjekët tanë!

Eco Higjiena: Falënderim i veçantë për ekipën kujdestare të emergjencës, për mjekët tanë!
Avatar photo Redaksia

Kompania Eco Higjiena ka një falënderim të sinqertë për ekipën kujdestarë të emergjencës në Gjilan, për reagimin e tyre të shpejtë, profesional dhe human ditën e hënë, gjatë intervenimit për kolegun, Rexhep Vokshi.

“Mirënjohje të veçantë gjithashtu për Dr. Musa Jashari dhe Dr. Rinor Velekinca dhe stafin e tyre nga Spitali i Gjilanit, të cilët kryen me sukses operacionin kirurgjik dhe treguan përkushtim të lartë mjekësor dhe njerëzor ndërsa Rexhepit i urojmë shërim të shpejt dhe kthim të shpejt në gjirin familjar dhe në kolektiv.

EkoHigjiena

Faleminderit për kujdesin, profesionalizmin dhe humanitetin tuaj.

Respekt dhe mirënjohje nga gjithë kolektivi i Eco-Higjiena Sh.P.K”, thuhet në njoftimin e kësaj Kompanie.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.