DYLON

Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët

Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët
Avatar photo Redaksia

Në shenjë respekti dhe përuljeje për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët që sakrifikuan për lirinë e vendit, është zhvilluar një ecje përkujtimore dhe historike në bjeshkët madhështore të Koshares vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

Ecjes i’u bashkua edhe kryetari I Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me Klubin Alpin Gjilani me anëtarët dhe dashamirët e bjeshkatarisë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se përmes ecjes në gjurmët e historisë sonë në Koshare, nderuan sakrificën e dëshmorëve dhe kujtuam heroizmin e Agim Ramadanit – Katana.

“Bashkë me qytetarë e bjeshkatarë nga Gjilani, rikthyem në kujtesë një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoj Klubin Alpin Gjilani dhe të gjithë pjesëmarrësit për këtë aktivitet, që na kujton se liria jonë është ndërtuar mbi sakrificë dhe qëndresë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.