DYLON

Ecja tradicionale në nderim të të rënëve që u bënë simbol lirie

Ecja tradicionale në nderim të të rënëve që u bënë simbol lirie
Avatar photo Redaksia

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që po organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vazhduar tutje rrjedhën e saj me ecjen tradicionale në nderim të të rënëve për liri, organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ” Gjilani”, nga Komuna e Gjilanit, dhe Klubi Alpin “Dardanët”, nga Komuna e Kamenicës, mbështetur edhe nga klubet tjera bjeshkatare dhe alpine nga trojet shqiptare.

Pjesëmarrës të shumtë si dhe shoqëritë bjeshkatare realizuan këtë ecje nderuese e përkujtuese për heronjtë që ka si qëllim ruajtjen e kujtimit dhe vlerësimi të sakrificave të heronjve, duke u dhënë mundësinë brezave të rinj të kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë dhe kulturës kombëtare.

EkoHigjiena

Ky aktivitet i “Flakës…”, në kujtim të Heronjve të Kombit, Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut, e që nga organizatorët vlerësohet edhe si “ecje prej nga buron liria”, nisi me një fotografim të përbashkët te shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në Gjilan.

Pjesëmarrësit kanë vazhduar drejt Kamenicës për tu bashkuar me të tjerët, pastaj drejt Kapisë në Sfircë prej ku nis marshimi deri te Kulla e Nuhi Berishës. Pas kthimit te Kapia, ecja ka vazhduar deri te Kulla e Rexhep Malës në Hogosht, pastaj deri te Kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, që edhe e ka përmbyllur shtegun e ecjes.

Ky aktivitet ishte nderim ndaj sakrificës dhe një dëshmi se “Flaka e Janarit” vazhdon tutje flakërimin e saj, vit pas viti, derisa aktiviteti i radhës është paraparë më 24 janar kur kemi në orar: Tryezën Letrare “Pena e Flakës” (ora 12:00), e në mbrëmje nis Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, që mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.