Ecja përkujtimore “Shtegu i Lirisë”, për nder të Betejës së Marecit
Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u realizua ecja përkujtimore “Shtegu i Lirisë”, e organizuar për nder të Betejës së Marecit.
Gjatë kësaj ecjeje, nga pjesëmarrësit u vizitua vendi ku dikur ishte Shtabi i Zonës Operative të Karadakut, ku patën kënaqësinë të takojnë pronarin e këtyre shtëpive, Nezir Musliu.
“Së bashku me komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi, ia dorëzuam vendimin për shpalljen e kësaj shtëpie si Shtëpi Shtab i Zonës Operative të Karadakut”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.
Në këtë aktivitet u bashkuan edhe përfaqësues nga Komuna e Kamenicës, Klubi Alpin “Dardanët”, SHBA Gjilani, Klubi Alpin Gjilan, drejtorë të drejtorive komunale si dhe shumë qytetarë.
“I falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë ecje përkujtimore”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
