DYLON

Ecja në nderim të të rënëve për liri

Ecja në nderim të të rënëve për liri
Avatar photo Redaksia

Ndër aktivitetet tani më tradicionale të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është edhe ecja në nderim të të rënëve për liri. ku shoqata “SH.B.A Gjilani”, e organizon këtë ecje tradicionale tash e shtatë vite.

Në këtë ecje nderuese e përkujtuese për heronjtë që ka si qëllim ruajtjen e kujtimit dhe vlerësimi të sakrificave të heronjve, duke u dhenë mundësinë brezave të rinj të kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë dhe kulturës kombëtare, pjesëmarrës ishin nga të gjitha trojet shqiptare, derisa vlerësohet edhe pjesëmarrja e bjeshkatarëve të klubeve si: SHBA Gjilani, Klubi Alpin “Dardanët”, Klubi Alpin “Gjilani”, SHBA Vjosa, SHBA Guri i Shenjtë, SHBA Dardana, SHBA Prishtina, SHBA “Dardania”-Shkup, Shkëmbi M.A, “Angros” HAC, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, Klubi Alpin “Prishtina”, SHB Gashjanët e Vihrenit dhe NOMAD.

EkoHigjiena

Përndryshe SH.B.A “Gjilani” ka falënderuar të gjitha shoqëritë dhe individët pjesëmarrës në këtë ecje të “Flakës…”, të cilët e bënë këtë ngjarje edhe më të veçantë duke e shtuar vlerën e këtij kujtimi dhe nderimi për heronjtë tanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.