DYLON

Ebola, javën e ardhshme vihet në provë vaksina

Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar Amerikan për Shëndetin, NIH, thotë se javën e ardhshme do të vihet në provë tek njerëzit një vaksinë eksperimentale për Ebolën. Në një deklarataë të Institutit të publikuar të enjten thuhet se prova në fazat e hershme do të vlerësojë sigurinë e vaksinës dhe aftësinë për të nxitur një përgjigje nga sistemi imunitar tek të rriturit e shëndetshëm.

Vaksina është prodhim i përbashkët i institutit NIH dhe kompanisë farmaceutike britanike GlaxoSmithKline.

EkoHigjiena

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjet Infektive, pjesë e NIH-it, tha se vaksina pati rezultate jashtëzakonisht të mira në mbrojtjen e kafshëve gjitare nga infeksioni i Ebolës.

Provat do të bëhen në qendrën e NIH-it në Bethesda të Maryland-it, si dhe në Britani dhe në vendet e Afrikës Perëndimore Gambia dhe Mali.

Zhvillimi dhe provat për vaksinat e Ebolës po përshpejtohen, për shkak të shpërthimit të epidemisë në Afrikën Perëndimore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 1 mijë e 400 vdekje të dyshuara dhe të konfirmuara nga Ebola janë njoftuar në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone, që nga shpërthimi i epidemisë në mars të këtij viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.