“E Vërteta” dhe “Gënjeshtra” dy shfaqje që flasin me njëra-tjetrën!
Teatri i Qytetit të Gjilanit ka bërë me dije se në repertoarin e tij, për të hënën dhe të martën janë paraparë, që për artdashësit, të jepen dy shfaqje, “E Vërteta” dhe “Gënjeshtra” të regjisorëve Agon Myftari dhe Ekrem Sopi.
“Të hënën dhe të martën, nga ora 20:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy komedi inteligjente që lëvizin mes së vërtetës dhe mashtrimit, duke zbuluar sa e brishtë është kufiri mes tyre. Të ngjashme në temë, por të ndryshme në qasje, këto dy shfaqje krijojnë një lojë fantastike situatash, sekretesh dhe marrëdhëniesh njerëzore”, thuhet në njoftimin e teatrit.
Ja njoftimi i plotë i Teatrit të Qytetit të Gjilanit
Dy net radhazi në Teatrin e Gjilanit ju presin dy shfaqje që flasin me njëra-tjetrën: “E Vërteta” dhe “Gënjeshtra” të regjisorëve Agon Myftari dhe Ekrem Sopi.
Të hënën dhe të martën, nga ora 20:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy komedi inteligjente që lëvizin mes së vërtetës dhe mashtrimit, duke zbuluar sa e brishtë është kufiri mes tyre. Të ngjashme në temë, por të ndryshme në qasje, këto dy shfaqje krijojnë një lojë fantastike situatash, sekretesh dhe marrëdhëniesh njerëzore.
Ju ftojmë t’i ndiqni të dyja shfaqjet, sepse vetëm duke i parë njëra pas tjetrës zbulohet plotësisht loja ironike që Zeller ndërton mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.
Teatri i Gjilanit
E hënë & e martë | 20 dhe 21 prill
Ora 20:00
Shfaqje që ju bëjnë të qeshni dhe njëkohësisht të dyshoni në gjithçka që dëgjoni.
Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt n’Teatrin e Gjilanit.
Ju mirëpresim
