E urrej emrin tim!
Shkruan: Sami HALITI
(2L ONLIEN) – Të jesh në kërkim të esencës. Kjo do të thotë të se ke gjetur rrugën e cila të shpie te e vërteta absolute. Nëse ka një të vërtetë absolute? Dhe a ka një të tillë? Ka të tillë të cilët mendojnë se po, bile janë të bindur se e kanë gjetur të vërtetën absolute dhe këta janë apsolutstët dhe dogmatikët. Ka të tjerë të cilët mendojnë se e vërteta absolute nuk ka kuptim të kërkohet. E vërteta për këta të dytët ka kuptim të kërkohet brenda limiteve të caktuara të realitetit, dhe në rast se kalohen ato limite, apo nivele referenciale, humbë kuptimësia e të kërkuarit të vërtetës. Thjeshtë i tejkalon nivelet e nocionit. Këta janë relativistët dhe kritikët.
Le ta marrim një shembull për ilustrim. Të gjithë e dimë se uji në kushtet normale vlon në temperature 100 gradë celsius. Apo jo? Në qasjen e një prototipi të të menduarit esencialitist, ky do të duhej të ishte ligj, bile ligj i pa ndryshueshëm. Dhe kjo do të duhej të ndodhtë kështu përherë. Për të e forcuar këtë qasje edhe realiteti empirik thuajse e vërteton këtë dukuri. Në 99 për qind të rasteve, kur bëjmë qaj kjo edhe ndodhë. Qasja kuptimore esencialiste funksionon për mrekulli. Por nuk është përherë kështu. Provoni të e ndryshoni lartësinë mbidetare në mënyrë të ndjeshme, dhe provoni të bëni qaj në ato lartësi. Do të bindeni me faktin se ndryshimi i lartësisë mbidetare, në fakt ndryshimi i shtypjes atmosferike, ndikon në ndryshimin e temperaturës së vlimit të ujit. Uji tani vlon në temperaturë më të ultë. Konfuzion ekstrem për esencialistët. Proces normal për relativistët.
Shembulli i pikës së vlimit ka karakter simbolik. Detajet shkencore lidhur me këtë mundë të gjinden në librat e Fizikës, apo mundë të japin fizicientët. Por, simbolika e shembullit të mësipërm, shërben si gjedhë për të sqaruar një problem, i cili për të menduarit ordiner aktual mundë të shërbej për të mirë.
Çështja e pikës së vlimit të ujit ka karakter universal, së paku në planetin tonë. Jo rastësisht uji është pikë referenciale e kërkimit të jetës në planetët tjera. Por modeli i të kuptuarit të sjelljes së tij, ujit pra, në kushte të ndryshme pamë se i kënaqtë që të dy qasjet e të kuptuarit. Atë esencialisto -absolutiste dhe atë relastivisto-procesuale.
Mendimi i im është se në të kuptuarit e botës, ligjësive, realitetit, jetës evidencohen dy qasjet e mësipërme.
Tani jemi të pika kritike e asaj çfarë unë dua të e nënvizoj.
Një qasje ë këtillë si duket mundë të aplikohet edhe për identitetin. Identitetin pra! Edhe identitetin kombëtarë. Edhe identitetin kombëtarë shqiptarë.
A ka nevojë për sqarime të mëtejme?
Unë jam i bindur se jo. Simbolika e të kuptuarit të sjelljes së ujit është vet evidente si model eksplikativ.
Megjithatë po e bëjë këtë sqarim elementarë.
Së pari, më duhet të theksoj faktin se identiteti si i tillë as në sferën logjike nuk është koncept absolut. Dikush mundë të thotë a = a është identitet. Por jo. Kjo nuk është kështu as në Logjikën Formale, sepse a-ja para barazimit dhe a-ja pas barazimit nuk paraqesin një të vetmen a .
Kur jemi te identiteti, pra mundë të themi se as te ne, pra te vet ne si qenia njerëzore, se nuk jemi të njëjtit siç kemi lindur. Qelizat e njeriut janë në proces të përhershëm të gjenerimit dhe de integrimit. Pajtohemi këtu?
Kjo aq me tepër vlen për sferën identitare kulturore. Ne në fakt nuk e kemi një identitet, por kemi shume identitete (Amartya Sen) edhe në sferën individuale dhe personale.
Le të kalojmë në një dimenzion tjetër. Pra në atë të Identitetit kombëtarë. Çështje kjo në të cilën shqiptarët janë mjaftë të hutuar. Edhe këtu ekzistojnë dy qasje. Ka nga të atillët që mendojnë se e kanë gjetur esencën e të qenit shqiptarë, por ka edhe të atillë të cilët e kuptojnë ndryshimin, procesualitetin , respektivisht integralizmin, dhe kanë arritur të e kuptojnë se edhe identiteti mundë të ndryshoj. Bile posaçërisht identiteti kombëtarë.
Të gjithë pajtohemi se jemi shqiptarë, por dikush nga esencialistët dhe apsolutistët rrënjët i gjen të ilirët, dikush te personalitetet me proveniencë krishtere , e disa theksin e vënë të ndikimi islam. Dhe tani jemi te antinomia, se cili model i të menduarit lidhur me esencën e të qenit shqiptarë ka të drejtë? Përgjigja është , natyrisht as njëri.
Dhe natyrisht, ky konfuzion manifestohet si ndërrim i emrave, përmes konvertimeve me karakter sa më spektakular. Këto nuk janë asgjë tjetër pos kërkime esencialiste dhe kripto-intencioaliste, të identiteteve esencialiste kombëtare, nga rrjedhoja e të menduarit dogmatik. Në fakt këto janë kërkime të esencës së identitetit kombëtarë shqiptarë. Nëse ka një esencë të tillë. Jo vetëm për shqiptarët. Thirrje për kthim te rrënjët.
Për fund
Më duhet të e përfundoj nga aty ku e nisa.
Shprehja “E urrej emrin tim” ishte mllefi që më ra të e lexoj këto ditë, i cili doli nga goja i një vdekatareje në Kosovë, e cila ishte shumë e turpëruar nga emri i saj arab. Ajo të gjitha të ligat i shihte këtu, ad nominem, edhe pse jam i bindur se në jetën e përditshme i përdorë numrat arab, ashtu sikurse e tërë bota. Pra ishte një de rregullim të esencës së saj. Ajo, për më keq, këtë e bënte në emër të kombit. Të mbrojtjes së interesave të kombit shqiptarë. Ndoshta nuk e dinte se esencat as që ekzistojnë.
Krejtësisht në fund.
Nëse shqiptarët e besimit islam e konsiderojnë gabim fatal mos konvertimin e të krishterëve shqiptarë në islam, dhe vice versa, nëse të krishterët shqiptarë e konsiderojnë tradhti apo gabim fatal pranimin e islamit, gjithashtu nëse ithtarët ateist dhe pagan konsiderojnë gabim veprimet e të dy palëve, atëherë mbetemi në vorbullat e të menduarit dogmatik e cila shpije te konkludimi autoagresiv i kësaj vdekatareje.
Qasja tjetër është procesualiteti kuptimorë, ku polimorfizmi i ekspresivitetit të identitetit kombëtarë shqiptarë është model i realizimit të jetës së përditshme i cili funksionon. Pse ta urrej emrin tim kur identiteti shqiptarë e inkludon atë?
Unë jam për këtë qasjen e dytë . Fuqimisht. /2L ONLINE/
