DYLON

E treta e vërteta!

E treta e vërteta!
Avatar photo Redaksia

E treta e vërteta, Gjilani fiton bindshëm ndaj Prishtinës.

Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll ka qenë e frytshme për skuadrën “kuq e bardh” të Gjilanit, e cila përveç që gjeti fitoren e parë në këtë stinor, gjeti edhe lojën e duhur.

EkoHigjiena

Hiq 15 minutat e pjesëlojës së dytë, në pjesën tjetër të ballafaqimit. Gjilani dominoi në fushën e blertë dhe me meritë shënoi fitore bindëse 3:1 dhe arkëtoi tri pikë me plotë meritë.

Gjilani në dy xhirot e para të këtij fillim stinori, pati një barazim e një humbje dhe java e tretë ishte testi më i mirë, për rikthim kah fitorja, kah rezultati pozitiv dhe këtë edhe e arriti.

Në kërkim të fitores së parë, skuadra që drejtohet nga kryetrajneri Ardian Nuhiu e nisi furishëm takimin dhe kjo dha fryt pasi qysh në minutë ne 6-të erdhi goli i parë, i avantazhit, nga Basha e pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë, përmes Jaroviqit, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Me rezultatin prej 2:0, edhe u përmbyll pjesë loja e parë.

Në fillimin e pjesëlojës së dytë, përkatësisht në 20 minutat e para, Gjilani nuk ishte ai i pjesëlojës së parë, dhe kjo rënie e Gjilanit u shfrytëzua nga mysafirët prej kryeqendre të cilët shënuan përmes Blend Baftiut për ta ngushtuar rezultatin.

Por Gjilani sërish gjeti vetën, lojën e 45 minutave të para dhe filloi ta rrezikojë sërish portën kundërshtare dhe kjo dha rezultat në minuta shtesë (90’+5’), kur me një gjuajtje mjeshtërore Armend Thaqi shënoi nga goditja e lirë, për rezultatin 3:1, që doli të jetë edhe rezultati final i këtij takimi.

Kështu, Gjilani regjistroi fitoren e parë nga këto tri xhirot e para të stinorit dhe tani ka 4 pikë, por edhe sinjalizoi se është skuadre serioze  me pretendime të qarta e të larta në këtë kampionat. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.