/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentativë të kryerjes të një vjedhjeje në një argjendari. Dyshohet se i arrestuari ka bërë përpjekje për ta hapur dritaren e argjendarisë që ndodhet në rrugën ”Presheva” në Viti, por me t’u aktivizua alarmi është larguar, por duke lënë gjurmët e gishtërinjve në vendngjarje, të cilët pastaj e zbuluan dhe e dërguan prapa grilave.
“Policia pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes ka marrë disa gjurmë të cilët dolën të ishin identike me ato të të dyshuarit” ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Duke folur më gjerësisht për lajmin , zëdhënësi Hashani, tha se rasti është raportuar nga ankuesi B.H.(1983), sipas të cilit kishte raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që të hapin me forcë një dritare të argjendarisë së tij, por pasi ishte aktivizuar alarmi të dyshuarit ishin largua.
“Njësiti i hetimeve nga stacioni Policor në Viti kishte dal në vendin e ngjarjes ku edhe është bërë ekzaminimi i vendit te ngjarjes nga Krimëteknika dhe janë marrë disa gjurme të cilat dyshoheshin se i përkasin të dyshuarit. Më pas, njësiti i hetimeve në Viti kanë intervistuar të dyshuarin V.E. (1980). Po ashtu pas ekzaminimit të gjurmëve të marra në vendin e ngjarjes ka rezultuar si pozitiv dhe kanë dalë të jenë gjurmë identike me ato të të dyshuarit”, ka thënë Hashani.
Nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të ndyshimtin. Rasti që është karakterizuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë” iu referohet Gjykatës. /2L ONLINE/