DYLON

E sulmon me thikë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilani kanë njoftuar për një rast të sulmit me thikë që kishte ndodhur në Kamenicë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se,ankuesi, një serb shtetas i Kosovës, ka njoftuar policinë  se derisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së një familjari të tij, e cila oborrin e ndan se bashku me te dyshimtin, po ashtu serb shtetas i Kosovë, i dyshuari   e kishte sulmuar me thikë.

EkoHigjiena

Hashani tha se i dyshuari e kishte detyruar ankuesin që ta ndërpresë punën, por nuk ka arritur ta lëndoj.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dal patrulla policore , ka kontaktuar me të dyshimtin të cilit ia konfiskojnë thikën dhe pas konsultimin me prokurorin i dyshimti është liruar ndërsa rasti i referohet Gjykatës ne procedurë të rregullt. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.