(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të regjistruar n Gjilan ku dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull K/Shqiptar te cilit i kane shkaktuar lëndime te renda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.
Të dyshuarit janë arrestuar. Ne posedim të personave te dyshuar është gjetur një arme e llojit TT dhe 19 fishekë te kalibrit 7.62 mm, tek te dyshuarit është gjetur edhe një thike flutur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/