Kjo e shtunë sjellë dy ndeshjet e para të Javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Drenas takohen Feronikeli dhe Drita. Kampioni në fuqi i bën ‘konak’ ish-kampionit në “Rexhep Rexhpi”, derisa çdo hap fals i ndonjërës prej këtyre dy skuadrave mund ti lë ato pa titull.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu mund të llogarisë në të gjithë futbollistët, pasi janë rikuperuar.
Në ndeshjen tjetër derbi të javës takohen Llapi dhe Prishtina në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.