DYLON

E rrahin e bëjnë për spital

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë për një rast rrahje. Njësitë patrulluese me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

E, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Nga hetimet e para mësohet se të dyshuarit E. L. (1988) dhe K. B. (1982) së bashku kanë takuar viktimën L. G. (1992) në Kamenicë afër një pompe benzine, ku e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

EkoHigjiena

“Viktima fillimisht është dërguar te mjeku në Kamenicë dhe më pas është dërguar në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, ku është ndaluar në spital për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, të dyshuarit janë lokalizuar nga njësitet patrulluese dhe janë sjellë në stacionin policor në Kamenicë. Ata janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku janë gjetur fakte dhe dëshmi të qëndrueshme se ata kanë marrë pjesë në incident si të dyshuar kryesor.

Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit të ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Lënda procedohet në prokurori me kallëzim penal “lëndim i rëndë trupor”. /2L ONLINE/