DYLON

E premtja me borë!

Avatar photo Redaksia

Sipas Prishtina Weather, edhe ditëve të ardhshme vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të ulët. Një ciklon nga Mesdheu gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në jug të rajonit duke sjellur vransira dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

Gjatë ditës së enjte një tjetër ciklon, me origjinë nga zonat polare do të depërtojë mbi Itali, e më pas edhe mbi rajonin tonë duke sjellur sërish të reshura shiu, ku ditën e premte, më vonë, pritet të shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri të shtunën paradite, e më pas do të pushojnë.

EkoHigjiena

Masat e ftohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, do të vazhdojnë të zbresin temperaturat, me maksimale nga 6C-7C në 3C, e minimalet nga 2C deri në -4C, ditën e diel. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja dhe veriu me shpejtësi 2-11m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të jetë në zbritje, e përgjatë fundjavës pritet të ngritet mbi vlera normale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.