E pranon ministri Gashi, në futbollin kosovar ka kurdisje!

E pranon ministri Gashi, në futbollin kosovar ka kurdisje!

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka deklaruar se ekziston mundësia e manimulimit të ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

Ai ka thënë se ka kurdisje sidomos në Ligën e Parë, e më pak në Superligë.

“Ka kurdisje të lojërave. Është e vërtetë që ka. Ndoshta s’ka në atë masë si më parë, por ka edhe sot. Veçanërisht në Ligën e Parë, pak në Superligë. Ka, por kjo s’është në domenin tonë kjo. Është punë e federatës”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se Federata e Futbollit e Kosovës duhet të ketë kujdes të shtuar ndaj kurdisjeve. Shtoi se është i gatshëm t’i ndihmojë Federatës së Futbollit të Kosovës në çfardo forme që të luftohet kjo dukuri negative.

“Rri me njerëz të sportit e flasin se janë shitur lojë apo diçka e tillë, por s’kam diçka konkrete. Nuk mund ta fshehim si fakt. Jetojmë në Kosovë e për të pasur sukses duhet të jemi të sinqertë. Ka raste kur ka kurdisje. Ka edhe në shtetet e zhvilluara, por s’duhet të marrim shembuj të këqij. Por, këtë dukuri duhet që federatat dhe klubet ta largojnë sepse aspirojmë për ecje përpara”, ka shtuar ai.

Së fundi edhe Prokuroria Speciale ka konfirmuar nisjen e hetimeve për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.

KOMENTE