DYLON

E prangos policia, në veturën e tij rreth 54 kg narkotik

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sot rreth orës 11:00, Njësiti sektorial patrollues nga stacioni Policor i Kamenicës, gjatë patrollimit rutinë kanë ndalur një vetur të llojir BMW me tabela të republikës së Shqipëris drejtuar nga Z. Rr. 1961 shtetas i Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale, toger Ismet Hashani ka bërë me dije se vozitësi nuk u është bindur urdhërave të policëve që të shkoj në stacionin policor në Kamenicë dhe ka lëvizë veturën me nxitim duke goditur njërin nga policët me veturë ku i ka shkaktua lëndime trupore.

EkoHigjiena

Hashani tha se lidhur me rastin janë njoftuar njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet patrolluese të stacionit policor të Gjilanit ku janë vu në ndjekje të veturës së dyshimt e cila nuk ka përfill as një shenjë ndaljeje nga policët.

“Vetura e dyshimtë nga Kamenica ka arritur të vij deri në qytetin e Gjilanit ku në një rrugë dytësore është përplas me një veturë të parkuar. Edhe me këtë rast vozitësi ka tentuar tu ik njësiteve patrolluese të Gjilanit ku njërit nga policët i shkakton lëndime duke e goditur me vetur. I dyshimti Z. Rr. është ndalur nga policia rreth orës 11;30, në Gjilan rruga e ”Kosovës” ka thënë zëdhënësi Hashani.

Ai tha se në vendin e ngjarjes përvec Njësive Sektoriale dhe Hetimeve të stacionit të Gjilanit kanë dalë edhe Hetimet Rajonale, Hetuesit e Krim-teknikës, Njësitet Anti drogë nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, si dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan.

“Pas ekzaminimit detal të veturës në brendësi të saj janë gjetë rreth 54 kg, (53.740kg) subëstanë e cila dyshohet të jetë narkotik e llojit Mariuhanë. Subëstanca e gjetur dhe vetura janë konfiskuar nga policia. I dyshuari ndodhet për tretman mjeksor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa prokurori ka urdhruar që ndaj ti të caktohet masa e ndalimit për 48 orë” ka thënë Hashani.

Sipas tij, ndaj të dyshuarit do të ngritën kallëzime penale për : Blerja Posedimi,shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e Narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge,  Sulm Ndaj Personit Zyrtar, Aksident Trafiku me Lëndime Trupore.
 
Rasti mbetet nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.