/2L ONLINE/ – Këshilli i Punëtorëve i Kompanisë “EcoHigjiena” – Gjilan, Viti, Kamenicë, i ka adresuar një shkresë kreut të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, por duke vënë në dijeni edhe Komisionin e Aksionareve dhe Bordin e Drejtorëve të kësaj Kompanie, për t’i paralajmëruar se nëse nuk shkarkohet ushtruesi aktual i detyrës së kryeshefit i kësaj Kompanie dhe emërohet një ushtrues i ri, në këtë pozitë, ata do të ndërmarrin masa, siç mund të jetë edhe bllokimi i punës.
Për më tepër, bëhet e ditur se sot ka qenë afati i fundit, ku kërkohet shkarkimi i u.d të kryeshefit aktual dhe emërim i një të riu, që siç thuhet duhet të jetë nga brenda dhe në afat kalimtar,
“I nderuari, Kryetar Haziri, me këtë njoftim ua bëjmë me dije se nëse me datë 14 Nëntor 2016 ashtu siç jeni deklaruar edhe ju për media, nuk shkarkohet nga pozita aktualisht U.D i Kryeshefit dhe nuk emërohet një U.D, i ri i Kryeshefit, në Kompani (nga brenda Kompanisë për një periudhë kalimtare), ne nga data 15 Nëntor 2016 do ta bllokojmë punën dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar dhe mbeturinat që mbesin tek qytetarët.
Përndryshe, Këshilli Punëtorëve i Kompanisë EcoHigjiena, akuzojnë aktualisht u.d e kryeshefit ekzekutiv për keqmenaxhim dhe për dëme që ata pretendojnë se ia ka sjellë kompanisë. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e kreut të komunës dhe cili do të jetë veprimi i mëtutjeshëm i këtij Këshilli të kësaj Kompanie. /2L ONLINE/
fotoilustruese