DYLON

E pakuptimtë: Vazhdojnë festimet me armë nëpër ahengje të ndryshme

E pakuptimtë: Vazhdojnë festimet me armë nëpër ahengje të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Përkundër apeleve të policisë, që në këtë periudhë kohore kur ahengjet janë më të shumta, ata që kanë gëzime të festojnë me zemër e jo me armë, në statistikat policore të Rajonit të Gjilanit ,vazhdojnë të regjistrohen raste kur “kris” arma në ajër, për t’u shprehur kështu një lloj gëzimi a kënaqësie!

Fatmirësisht, në rastet më të fundit, nuk raportohet për të lënduar, ani se në të kaluarën ka pasur edhe raste të tilla. Për hir të sigurisë, policia ka apeluar disa herë dhe ka treguar se nuk do të ketë tolerancë dhe do të reagojë,  megjithatë raste të tilla po regjistrohen akoma, por edhe reagimet e policisë janë të shpejta

Rasti më i ri, sipas autoriteteve policore është regjistruar në fshatin Smirë të Vitisë, ku ëhtë arrestuar i dyshuari, mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti, në një aheng familjar, ka shtënë në ajër me armë zjarri.

EkoHigjiena

“Arma AK-47 pa municion është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet n raportin policor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.