E pakënaqur me referim, reagon kryesia e K.F.”Gjilani”
/2L ONLINE/ – Kryesia e KF Gjilanit ka reaguaar pas humbjes së skuadrës së tyre në udhëtim në Prishtinë me rezultat 1:0, takim ky në kuadër të xhiros së 22-të, . Ja reagimi i plotë:
Asaj që ju frikësuam fatkeqësisht na ndodhi,u dëmtuam rëndë nga referet dhe si duket akuzat tona po hasin ne vesh të shurdhët. Kryesia e klubit ka mbajtur menjehër pas ndeshjes me K.F. Prishtinen një takim ku ka diskutuar lidhur me referimin skandaloz të Hajriz Hajdarit me bashkëpuntor.
-Me të degjuar për delegimin e Hajrizi Hajdarit në këtë takim , kemi pas frik se një gjë e tillë do të ndodh pasi Hajrizi nuk është hera e parë që e dëmton K.F. “Gjilanin “, andaj edhe kemi reaguar që organet kompetente të Federates ta kene parasysh këtë refer dhe te vin e ta vezhgojnë . Ajo qfar kan bër kjo treshe e refereve sot është krim ndaj futbollit ndaj donatoreve , shikuesëve dhe penges e madhe për pranimin në UEFA .
-Numri i rasteve në të cilat jemi dëmtuar nuk dihet ngase nuk kem arrit ti numërojmë por po i theksojmëvetëm dy, penalltia e pa qenë për Prishtinen dhe mos referimi i një penalltie pas ndërhyrjes në lojtarin tonë Betim Haxhimusa , rastet tjera i lusim mediat te cilat dojn ta ngrisin futbollin tonë ti shkëputin dhe ti transmetojn ato sepse sot me të vërtet ajo qfarë ka bër Hajrizi duhet te publikohet dhe te dënohet rënd nga organet e FFK -së .
Pas këtyre gjërave që po ndodhin nga disa refere të Superligës ne si klub kemi ardhe ne pikën ku seriozisht po mendojm per hapat e ardhshem…
Me respekt
Kryesia e K.F. “Gjilani”
