DYLON

E pafalshme nxënësit të mësojnë në klasa të ftohta e të ndërpritet edhe mësimi, ndërsa institucionet arsyetohen mes vete!

E pafalshme nxënësit të mësojnë në klasa të ftohta e të ndërpritet edhe mësimi, ndërsa institucionet arsyetohen mes vete!
Avatar photo Redaksia

Nga: Ardian Azemi

Prej disa ditësh vajza më ankohet se në klasë po kanë ftohtë, se nuk ka ngrohje dhe se po detyrohen të qëndrojnë me xhaketa gjatë orëve. Fillimisht e mora me rezervë, fëmijë janë, ndonjëherë e teprojnë. Por sot, pasi pashë reagime të shumta në mediat lokale dhe në rrjetet sociale për mungesën e ngrohjes në disa shkolla, shqetësimi u konfirmua.

EkoHigjiena

I shkrova dikujt në Shkollën Fillore “Abaz Ajeti”, dhe më thanë se ngrohje ka. Megjithatë vajza, edhe sot, u kthye me të njëjtën ankesë. Diçka këtu nuk po shkon. Unë dua me besu se vajza mê ka “rrejt”.

Le ta themi hapur. Mund të kemi mirëkuptim për punëtorët teknikë dhe të mbështesim kërkesat e tyre të drejta, por është përgjegjësi e plotë Drejtorisë së Arsimit dhe drejtuesve të shkollës të sigurojnë kushte për mësim normal dhe ngrohja në muajt e dimrit është kusht elementar.

E pafalshme është që nxënësit të mësojnë në klasa të ftohta, e në disa raste të ndërpritet edhe mësimi, ndërsa institucionet arsyetohen mes vete. Fëmijët nuk janë palë negociuese në këtë situatë, ata janë viktimat e papërgjegjësisë.

Nëse nesër nuk gjendet një zgjidhje konkrete, atëherë ne si prindër jemi të detyruar t’i mbajmë fëmijët në shtëpi. Nuk mund t’i dërgojmë në shkollë në kushte që cenojnë shëndetin dhe dinjitetin e tyre.  /2LONLINE/