DYLON

E mjerueshme: Gjilani me vetëm një vend parkim për persona me aftësi të kufizuara!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjilani ka vetëm një vend parkim të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara edhe ai vend nuk i plotëson standardet e lejuara. Ishin dy vende parkimi dhe pushtetarët që nga 2011-ta ishin krekosur se do të bëjnë një punë të mirë në shtimin e këtyre vendeve dhe siç mëson 2L ONLINE, madje ishte edhe një vendim për t’u shtuar ky numër në nëntë, por ja që tani jemi në 2015-tën dhe kemi një të vetëm, vend parkim të shenjëzuar për persona me aftësi të kufizuar, dhe edhe ai është jashtë standardeve.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin 2L ONLINE, edhe Fatmir Shurdhani, menaxher i Shoqatës Handakos në Gjilan.

EkoHigjiena

“Drejtoria e Shërbimeve Publike në vitin 2011 ka lëshua një vendim i cili ka lejua 9 parkingje të rezervuara për persona me aftësi të kufizuar, dhe atëherë krenohej kjo drejtori se kinse ka bërë punë te mira duke u thirrur në shumëfishim të parkingjeve për këtë kategori. Në fakt, në Komunën e Gjilanit është vetëm një parking i rezervuar për persona me aftësi të kufizuara edhe ai parking nuk i plotëson standardet e lejuara”, ka thënë Shurdhani.

Ai tha se kanë takuar, ditë më parë, edhe zyrtarin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Samet Robellin të cilin e kanë njoftuar edhe njëherë me problemet e kësaj kategorie, është diskutuar për qasje të personave me aftësi te kufizuara në institucionet lokale, si dhe qasja nëpër rrugët e Komunës së Gjilanit dhe parkingjet e rezervuara për persona me aftësi të kufizuara.


Fatmir Shurdhani dhe Samet Robelli

“Nga viti 2014 Handikosi është duke implementuar një projekt që ka shtrirje në nivel vendi e ka të bëj me identifikimin e problemeve dhe vështirësitë e personave me aftësi të kufizuar nëpër institucionet lokale. Handikosi së bashku me grupet lehtësuese paraprakisht ka bërë identifikimin e disa barrierave e që kryesisht këto janë identifikuar ku frekuentimi i qytetarëve është më i madh. Gjithashtu është bërë identifikimi i barrierave edhe nëpër objektet komunale”, ka thënë Shurdhani.

Ai tha se i kanë prezantuar të gjitha problemet këtij zyrtari të komunës me shpresë se ai i dërgon në adresë të caktuar te shefat e tij dhe se në këtë drejtim do të ndërmerren masa.

“Personat me aftësi te kufizuar mbesin me shpresë se Drejtoria përkatëse do t’i shqyrtoj të gjitha barrierat e prezantuara, të evitohen ato dhe të mundësohet qasja e plotë dhe e pavarur, për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, në mënyrë që edhe kjo kategori të njihet e barabartë në shoqëri”, ka thënë Fatmir Shurdhani, menaxher i Handikosit n Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.