/2L ONLINE/ – Autoritetet policore nga Rajoni i Gjilanit kanë bërë të ditur se ankuesja Shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës i ka raportuar policisë së Kosovës në Vitit se është mashtruar nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës që besohet të jetë banues i Komunës së Vitisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se sipas ankueses qe gjysma e vitit 2014 dhe gjatë gjithë vitit 2015 i dyshuari vazhdimisht ka kërkuar që ajo ti dërgonte të holla për tia rregulluar asaj një vizën për në shtetin e Italisë. Vlera te cilën i ka dërguar ankuesja sipas deklaratës së saj është e konsiderueshme.
“I dyshuari gjithë ashtu i ka premtuar ankueses se do te jetonin së bashku mirëpo në fund e ka kuptuar se është mashtruar, dhe personi në fjalë asaj i kishte dhën emrin jo të vërtetë duke e futur në lajthitje vetëm për ti a marrë të hollat. Njësitet e hetimeve të Policisë së Kosovës janë në kërkim të të dyshimtit”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/