DYLON

E konfirmon e dhe FC Drita – Arbnor Muja edhe zyrtarisht lojtar i Royal Antwerp FC

E konfirmon e dhe FC Drita – Arbnor Muja edhe zyrtarisht lojtar i Royal Antwerp FC
Avatar photo Redaksia

“Sot, lojtari ynë i deritanishëm Arbnor Muja ka hedhur të zezën mbi të bardhë për tu zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit të famshëm belg Royal Antwerp FC”, thuhet në njoftimin e FC Drita.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishin edhe zyrtarët e klubit Drita si presidenti z. Valon Murseli dhe manaxheri i klubit z. Jetmir Salihu gjithashtu edhe prindi i Arbnorit z. Naser Muja.

EkoHigjiena

Muja nënshkroi kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me ekipin belg.

“Klubi jonë FC DRITA është shumë krenarë për marrëveshjen e arritur në mes të dy klubeve dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, gjithashtu Arbnorit i dëshirojmë fat dhe shëndet në karrierën e ndritur që do ta ketë para vetës. Arbnor Muja – “Krenaria e Superligës””, thuhet në fund  të njoftimit të  skuadrës gjialanse. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.