E kapin për një vjedhje, i dalin shtatë

(2L ONLINE) – Një vjedhje që kishte ndodhur në rrugën“Hamdi Kurteshi” në Gjilan, ishte raportuar në mars të këtij viti në Policinë e Gjilan. Dhe, kur ndoshta dikush ka menduar se është harruar rasti , policia e ka kapur një të dyshuar për këtë rast. E gjatë hetimeve të mëtutjeshme po del se i dyshuari është i involvuar së paku në shtat raste të vjedhjeve, që policia i ka karakterizuar si “vjedhje të rënda”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës , stacioni në Gjilan, kishte pranuar një ankesë nga ankuesi se i janë vjedhur stoli ari të ndryshme , bizhuteri, orë dore për meshkuj, telefona celular, kërma dhe parfume të ndryshme dhe gjësende tjera në vlerë rreth 6000 €.

“Pas një pune sistematike njësitet hetuese nga stacioni policor i Gjilanit me me ndihmën e njësitit të hetuesisë të Prizrenit kanë arritur që ta lokalizojnë dhe më pastaj ta arreston të dyshimtin M.K. Goran shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në Prizren. Së bashku me hetuesit në fjalë është kontrolluar banesa e të dyshimtit, e cila gjendet në Prizren, dhe aty janë konfiskuar disa dëshmi që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe me disa raste tjera, ku kryesisht janë “Vjedhje të renda’’”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, me urdhër te Prokurorit të shtetit, Departamenti për krime të përgjithshme , i dyshimti ndalohet për 48 orë. Së paku për shtatë vepra kryesisht vjedhje të rëndë dyshohet se autori në fjalë është i involvuar për çka hetuesit kanë gjetur prova dhe fakte të qëndrueshme të cilat i kanë dërguar në prokurori.

Rastet janë duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor të Gjilanit. /2L ONLINE/

KOMENTE