DYLON

E kapin në pikën kufitare, ia konfiskojnë pasaportën franceze

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për arrestimin e personit të kërkuar me fletërreshtim tek Pika kufitare – Vërmicë Prizren Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga policia është ndaluar në Pikën Kufitare Vërmicë-Prizren, një qytetar, shtetas i Kosovës me banim në Gjilan, i cili posedonte fletërreshtim, lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan.

Hashani tha se Patrulla Policore e Stacionit Policor të Gjilanit personin në fjalë e ka sjellë në Gjykatën Themelore në Gjilan te gjyqtari i lëndës.

EkoHigjiena

“Të dyshuarit ju ka konfiskuar nga gjykata dokumenti i udhëtimit Pasaporta Franceze. Lënda e tij vazhdon të jetë në procedim në këtë Gjykatë”, ka thënë toger Hashani./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.