(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një të arrestuar në Gjilan. Raportohet se është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka shkuar në banesën e të dashurës së tij dhe fillimisht ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike, e më pas e ka kanosur me një revole.
Njësitet policore kane reaguar menjëherë dhe nga i dyshuari është konfiskuar një revole Ekol Tuna e cal.6.35 mm me një karikatorë dhe dy fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/