/2L ONLINE/ – Në fshatin Livoç të Epërme të Gjilanit është raportuar një rast i lëndimit të rëndë trupor”, ku dyshohet se mes dy personave ka pas fillimisht një fjalosje dhe më pas njëri e ka goditur tjetrin me tullë në kokë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës është njoftuar nga Emergjenca Rajonale në Gjilan se aty është sjellë një person i lënduar. Njësitet sektoriale kanë dalë në Spitalin Rajonal dhe nga mjeku kujdestar janë njoftuar se i lënduari është sjellë nga familjarët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak te plagëve të marra nga një goditje me mjet te fort (tjegull).
Zëdhënësi Hashani, ka thënë se bazuar në deklaratat e dhëna nga dëshmitarët e rastit, dhe nga i dyshuari, mësohet se derisa ai kishte qenë duke qëndruar me viktimën në veturën e tij, pas një fjalosje verbale në mes tyre, e cila me pas kishte eskaluar, i dyshimti për një moment pasi del nga vetura e godet viktimën me një mjet të fort (tjegull) në kokë, me ç’rast ai ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Fillimisht, ndihmë i është ofrua në emergjencën e Gjilan dhe më pas është dërguar në QKU- Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë toger Hashani. /2L ONLINE/