Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Ramnishtë të Komunës së Vitisë, është arrestuar i dyshuari i cili nuk iu është ndalur policisë derisa ishte me kamionin e tij, me këtë rast ka goditur njërin nga zyrtarët policor.
“Në fshatin Ramnisht të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me kamionin e tij, nuk iu është ndalë zyrtarëve policorë dhe gjatë tentimit për të ikur ka goditur me kamion zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./2LONLINE.com/