/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në stacionin Policor në Gjilan e ka pranua një informatë për një rast lëndimi të rëndë trupor. Njësitet Patrulluese me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vend të ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para mësohet se pas një fjalosje verbale në mes viktimës dhe të dyshuarit që të dy shqiptar shtetas të Kosovës ka ardhur deri te përleshja fizike në mes tyre.
“I dyshuari e godet viktimën me një gotë të qelqit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës stacioni policor i Gjilanit, ai është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës. Gjatë intervistimit janë gjet prova të qëndrueshme se ai e ka kryer veprën “Lëndim i rëndë trupor” ku edhe i është ngritë kallëzim penal”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, Prokurori i shtetit ndaj të dyshimtit lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/