/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatini Budrikë të Parteshit një qytetar serb ka raportuar se në fushën e fshatit ka gjetur një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. Vdekja cilësohet si vdekje natyrale. /2L ONLINE/