E diela, pushim apo jo?! – nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme!

E diela, pushim apo jo?! – nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme!

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit në seancën e fundit, mbajtur ditë më parë,  kishin shfaqur dallime të mëdha në disa pika, sidomos te rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste, ku me shumicë votash është vendosur që rregullorja për orarin e punës të subjekteve afariste të shtyhet për ndonjë seancë tjetër, transmeton 2LONLINE.

Rregullorja për orarin e punës parasheh disa ndryshime, të cilat kanë të bëjnë me ditën e diel dhe ditët e festave zyrtare, kur pos furrtarëve, salloneve të ondulimit, floktarëve dhe pikave të shitjes të shtypit ditor, nuk do të punonin vetëshërbimet, supermarketet, shitoret tregtare ushqimore, shitoret tregtare të tekstilit, shitoret e lëkurë këpucëve, të teknikës së bardhë dhe veprimtarive tjera jo ushqimore, gjellëtoret, qebaptoret dhe autolarjet dhe as kompanitë ndërtimore.

Kundër shtyrjes kanë qenë disa anëtar këtë Kuvendit me pretendimin se duhet të merret një vendim sa më parë që e diela të jetë ditë pushim dhe punëtorët e sektorit privat të pushojnë po ashtu edhe festave zyrtare, dhe se ky do të ishte ndër propozim-vendimet më të mira të Kuvendit Komunal dhe që pritet me padurim nga punëtorët, të cilët, sipas këtyre kuvendarëve, për fat të keq, ende trajtohen si skllevër në vendet e punës, transmeton 2LONLINE.

Kjo shtyrje e kësaj pike, ka bërë që, anëtarë që ishin kundër shtyrje dhe pro marrjes së vendimit, pikërisht të dielën të mbajnë një konferencë ku ndër tjerash kanë bërë me dije se kanë nis grumbullimin e nënshkrimeve nga anëtarët e Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme, me këtë pikë të rendit të ditës.

Anëtarët e Kuvendit që janë kundër shtyrjes së kësaj pike, kanë mbajtur konferencë para objektit të Kuvendit Komunal në Gjilan, për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe hapat e mëtutjeshëm që do ndermirën, duke potencuar edhe nismën për grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për t’u ftuar seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Festa Shabani e Partisë Social Demokrate- PSD, të pavarurit, Ibish Ibishi dhe Xhelal Hajrullahu, si dhe Mefail Jonuzi-Lëvizje Qytetare “Vatra”, (mbështetur edhe nga Arta Haziri Nuhiu e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK), kanë prezantuar arsyet e tyre pse duhet seanca e jashtëzakonshme dhe pse duhet të merret sa më parë një vendim i tillë pro pushimit të dielave dhe në ditët e festave zyrtare.

VIDEO nga Radio STAR

Asambleistët që votuam kundër shtyrjes së kësaj pike, mbajnë konferencë për media, para objektit të Kuvendit Komunal në Gjilan, për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe hapat e mëtutjeshëm që do ndërrmeren.

Gepostet von Radio STAR Gjilan am Sonntag, 2. Juni 2019

KOMENTE