E diela me mbi 1 mijë e 900 gjoba të shqiptuara nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 918 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 80 aksidente trafiku, prej të cilave, 25 me të lënduar dhe 55 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 26 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
