E diela me 1 mijë e 859 gjoba të shqiptuara nga policia
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 859 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 41 aksidente trafiku, prej të cilave, 24 me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, lidhur me një aksident të raportuar, një ditë më herët, më 04.10.2026 në QKUK ka ndërruar jetë viktima, mashkull kosovar, i cili kishte qenë duke u trajtuar pasi ishte goditur nga një veturë.
Përndryshe, gjatë të së dielës, janë arrestuar 9 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
