DYLON

E diela, ditë pune për Lutfi Hazirin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me bashkëpunëtorët, ka dalë të dielën në terren për t’i parë punimet në rindërtimin e rrugëve kryesore të qytetit, “Zija Shemsiu” (përballë Universitetit Kadri Zeka), “Haqif Tetotva” (përballë postës së vjetër), “Madeline Albright” (rruga e Prishtinës) si dhe të ashtuquajturës rruga e ish-Diagnozës.

Kryetari Haziri u shpreh i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërsa tha se në kuadër të rindërtimit të rrugëve, po rindërtohet edhe rrjeti i ri i kanalizimit dhe ai i ujësjellësit.

EkoHigjiena

“Realizimi i katërshes së madhe të prioriteteve, në të cilën hyn programi i infrastrukturës bazike, po ecën sipas planit. Jam i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punëve në rindërtimin e këtyre rrugëve, në kuadër të të cilave po bëhet edhe rrejti i kanalizimit dhe ai i ujësjellësit në mënyrë që të përfundohet të gjitha në të njejtën kohë. Disa nga këto rrugë tashmë kanë përfunduar dhe po presim që të përfundoj shumë shpejt asfaltimi i rrugës së Prishtinës për të vazhduar edhe me rrugët tjera në qytet e fshatra”, është shprehur me këtë rast kryetari Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar fillimin e shpejt të punimeve edhe në hyrje-daljet e qytetit, përkatësisht rrugën Gjilan-Bujanoc, Gjilan-Prishtinë e më vonë edhe Gjilan-Ferizaj. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.