DYLON

E diela automobilistike në Gjilan, garimi në të dyja gjinitë

E diela automobilistike në Gjilan, garimi në të dyja gjinitë
Avatar photo Elife Sherifi

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel në Gjilan, ku do të zhvillohet gara e radhës në disiplinën auto-sllallom.

E veçanta e garës është fakti se ajo do të zhvillohet në të dyja konkurrencat (meshkuj dhe femra), ndërsa interesimi është mjaft i madh.

Gara mbahet në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan dhe organizohet në bashkëpunim të AK Eurogoma RT, AK Gjilani dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK). Gjatësia e shtegut është 1500 metra, ndërsa gara do t’i ketë dy vozitje.

EkoHigjiena

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09-10:00 (meshkujt) dhe nga 10:00-11:00 (femrat).

Më pas bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave dhe pas procedurave tjera të zakonshme do të mbahet vozitja testuese, ndërsa ajo zyrtare pritet të fillojë në orën 13:00.

Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe Ndihma e Shpejtë do të jenë aty për çdo eventualitet, ndërsa janë marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.