DYLON

E depërtojnë për në Serbi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar se i dyshuari Serb shtetas i Serbisë i cili shërben në Manastirin e Dragancës, komuna Novobërdë, derisa ishte duke u mbajtur një liturgji me rastin e një feste fetare, ka thyer një dritare në një nga konaqet e Manastirit duke i prerë të dy duart me xham, dhe kur eprorët e Manastirit dhe shërbyesit tjerë e vërejnë, tentojnë për t’i dhënë ndihmë, por i njëjti ka sulmuar njërin nga priftërinjtë, gjithashtu shtetas i Serbisë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në Gjykatën Themelore-Divizioni për Kundërvajtje në procedurë të shpejtë.

EkoHigjiena

“Pas mbajtjes së seancës gjyqësore, Gjykata Themelore – Divizioni për Kundërvajtje në Gjilan, ka sjellë aktvendimin, sipas të cilit të dyshuarit i caktohet masa e “Largimit nga territori i Republikës së Kosovës” për në shtetin e tij të origjinës – në Serbi, ku në Pikën Kufitare Porta 5 – te “Dheu i Bardhë”, ai është deportuar nga policia e Kosovës nga stacioni Policor i Novobërdës dhe i dorëzohet autoriteteve të Serbisë”, thotë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.