E bastisin, i gjejnë marihuanë dhe armë pa lejefotoilustrim

E bastisin, i gjejnë marihuanë dhe armë pa leje

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të bastisjes ku një të dyshuari iu gjetur në posedim substancë narkotike dhe armë pa leje. Rasti është regjistruar në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Sipas Hashanit, Policia e Kosovës, njësitet antidrogë nga shtabi qendror që vepron në Gjilan gjatë informatave të grumbulluara, sipas Planit Operativë ,,Stop Drogave në Shkolla” kanë arritur të kuptojnë se i dyshuar është duke shitur substanca narkotike, dyshohet të llojit marihuanë.

“Me leje të gjykatësit të procedurës paraprake, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit. Gjatë kontrollimit janë gjetur: 11 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një armë zjarri AK-47 , dhe një karikator me 23 copë fishekë. Të gjitha dëshmitë janë sekuestruar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar 11.3 gram e llojit marihuanë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari arrestohet dhe ndalet në mbajtje për 48 orë. Lënda i referohet Prokurorisë Themelore.

KOMENTE