Policia e Kosovës (PK), Stacioni Policor në Viti, në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, kanë realizuar këto urdhëresa duke arrestuar personin e kërkuar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas arrestimit ai është dërguar menjëherë në burgun e Dubravës (Istog), në vuajtje të dënimit prej njëzet e dy (22) muaj burg efektiv.