DYLON

E ardhmja jonë në m… të thellë!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Faik KRASNIQI

Djali: Babi, më duhet të bëj një hartim për shkollën. A mund të të pyes diçka?

EkoHigjiena

I ati: Po si jo, biri im, çfarë don të pyesësh?

Djali: Ç´është politika?

I ati: Hmm, le të marrim shtëpinë tonë si shembull. Unë jam ai që merr rrogë kështu që le të quhem -Qeveria. Mamaja jote është ajo që merret me lëvrimin e parave, kështu ate e quajmë -Parlamenti. Ne kujdesemi për ty dhe interesat e tua, kështuqë ne të quajmë ty -Populli. Pastaj shërbëtoren e quajmë si Klasa Punëtore dhe vëllain tënd të sapolindur, si e Ardhmja.
A e kuptove?

Djali: Jo tamam, por…, dhe në atë moment zingëroi telefoni dhe babi e mori telefonin… sqarimet më të hollësishme sikur mbetën për herën tjetër.

Atë natë u zgjua djali pasi që vëllai i vogël qante, dhe shkoi për të shikuar se çfarë kishte që nuk shkonte. Ai vuri re që vëllai i kishte mbushur brekët, kështu që shkoi tek dhoma e prindërve ku gjeti të ëmën në një gjumë të thellë. Atëherë djali shkoi tek dhoma e shërbëtores ku pa nëpermjet vrimës së çelësit t´jatin në krevat me shërbëtorën. Asnjëri nga përsonat në krevat nuk dëgjoi trokitjet e kujdesshme të djalit, kështu që djali u kthye tek dhoma e tij dhe u zhyt në shtrat.

Mëngjesin që pasoi:

Djali: Babi, më duket se e kam kuptuar tani se çfarë është politika.

I ati: Sa mirë biri im, ma shpjego mua tani me fjalët e tua.

Djali: Mirë, ndërsa Qeveria i hypën Klasës Punëtore, Parlamenti fle në gjumë të ëmbël.
Popullit nuk i vihet veshi fare ndërsa e Ardhmja është plot e përplot me m… kundërmim.

Në këtë vend ka humbur shpresa!

Ndoshta ju duket e habitshme që pyes, ndoshta edhe e papranueshme një pyetje e tillë, por nisur nga ajo që shoh, dëgjoj, ndjej nuk më tingëllon e huaj kjo mëdyshje… Rinia është e ardhmja apo jo?

E pra kjo rini më duket kaq pa horizont, e mbyllur, mendjengushtë, pa objektiva, parime, norma, ideale të asnjë lloji…ndaj dhe dyshoj të kemi një të ardhme premtuese. Shpresa na mban gjallë. Në qoftëse vdes shpresa mbaron gjithçka! Humbja e një shprese do të thotë të humbësh ëndrrat tua për një të ardhme! Por ky popull, kjo rini vitale e ka humbur shpresën se në këtë vend mund të gjejnë një punë, mund të kenë një jetë të dinjitetshme.

Prandaj edhe shumica e të rinjëve për shkak që e kanë humbur shpresën në vendin e tyre, kanë marrë arratinë për një jetë më të mirë në perëndim! Kjo politikë e mbrapshtë dhe kriminale, që për 15 vite e kanë udhëhequr këtë popull, është fajtore për këtë ekzod masiv të popullatës dhe humbjes së shpresës!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.