Sipas raportimeve nga mediumet “Haber Global” dhe, “Brighton Hove Indepedent”, futbollisti kosovar Vedat Muriqi është vëzhguar nga klubi i Brighton.
Mirëpo nuk ka qenë vetëm ky klub i interesuar për Muriqin, për futbollistin kosovar ka pasur interesim edhe nga Leicester City, Frankfurt dhe Monaco e të cilat janë ende duke e vëzhguar.
“25 vjeçar nga Kosova iu bashku Fenerbahces në sezonin e kaluar nga Caykur Rizespor. Muriqi ka 13 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat në këtë sezon, ai ka luajtur mirë si sulmues për skuadrën e tij” kanë shkruar këto media.
Po ashtu sipas mediave angleze Vedatit edhe pse do t’i duhet kohë deri sa të përshtatet në skuadrat e ligës angleze, ai prapë mund të jetë në formën që e ka te Fenerbahçe.