DYLON

E ardhmja e KV Drita: Puna me gjeneratat e reja po i jep frytet e saja

E ardhmja e KV Drita: Puna me gjeneratat e reja po i jep frytet e saja
Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e KV Drita (M) kanë vlerësuar se puna shumëvjeçare me grupmoshat e reja tashmë ka nisur të japë rezultatet e para konkrete, duke e konsideruar këtë periudhë si një nga më të suksesshmet në historinë e klubit.

Besnik Veseli, kryetar i klubit dhe Arbërim Kqiku, menaxher, kanë theksuar se sukseset e arritura në kategoritë e reja janë dëshmi e një projekti serioz dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e volejbollit, transmeton portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

Sipas tyre, KV Drita ka arritur të shpallet kampione në kategorinë U18 dhe U20, ndërsa aktualisht mban edhe titullin kampion në kategorinë U21. Këto rezultate, siç kanë deklaruar drejtuesit e klubit, janë arritur për herë të parë në historinë e klubit dhe përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për volejbollin e Dritës,

Veseli e Kqiku bëjnë të ditur se sukseset nuk janë fryt i rastësisë, por rezultat i një pune të vazhdueshme, disiplinës dhe përkushtimit të madh nga lojtarët, trajnerët dhe gjithë struktura e klubit. Drejtuesit e klubit kanë theksuar se fokusi kryesor mbetet ndërtimi i një baze të fortë për të ardhmen, duke investuar vazhdimisht në zhvillimin e talenteve të rinj dhe në promovimin e lojtarëve vendorë, transmeton 2LONLINE.

Veseli e Kqiku kanë nënvizuar se krahas rezultateve sportive, klubi po punon edhe në krijimin e një mentaliteti fitues në çdo kategori, duke synuar që KV Drita të vazhdojë të jetë një nga emrat më të rëndësishëm të volejbollit në vend.

“Ky është vetëm fillimi”, kanë deklaruar drejtuesit e klubit, duke shprehur bindjen se e ardhmja i takon Dritës.  /2LONLINE/