DYLON

E ardhmja e Alban Mehës vendoset në fund të sezonit

Avatar photo Redaksia

Mesfushori i talentuar shqiptar, Alban Meha do të vendosë fatin e tij pas përfundimit të sezonit. Djaloshi nga Drenica, i cili po vuan një dëmtim në krah dhe që do i mungojë Paderbornit për gati dy javë ka bërë të ditur për të përditshmen “Bild” se ende nuk ka vendosur se ku do të luaj sezonin tjetër.

“Jam i lumtur tek Paderborni, por kjo nuk përjashton mundësinë e largimit. Oferta kam, por dua të përfundoi sezonin në mënyrën më të mirë këtu dhe më pas do të vendos”, ka theksuar Meha, transmeton “atsh”.

EkoHigjiena

Sipas të përditshmes Gjermane, mesfushori i kuqezi është mjaft i kërkuar nga skuadrat gjermane të Bundesligës, por nuk mungojnë ofertat edhe nga Seria A.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.