Dyzetenjë gjyqtarë të rinj dhanë betimin para Presidentes Jahjaga

Në një ceremoni të organizuar sot, 41 gjyqtarë të rinj të dekretuar, dhanë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe z.Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

DJA fjala e president[s Jahjaga:

Jemi mbledhur sot këtu për të bërë betimin se ju do ta kryeni punën tuaj me nder dhe profesionalizëm. Ky përkushtim i juaji, që do ta dëshmoni përmes këtij betimi këtu, duhet të jetë udhërrëfyesi juaj i vetëm, që ta bëni Kosovën vend të sundimit të rendit dhe të ligjit.

Paanshmëria, ndershmëria, profesionalizmi juaj është dëshmia më e mirë për të krijuar një sistem të drejtësisë i cili duhet të jetë sistem fer, i ndershëm dhe një sistem i pandikueshëm.

Të gjithë ne duhet të punojmë së bashku për të nxjerrë një sistem të drejtësisë nga mendësia e vjetër, duke e rindërtuar dhe duke e bërë atë një sistem të drejtësisë të pakompromis, duke bërë një sistem të drejtësisë të fortë, një sistem të drejtësisë të bazuar në vlerat e profesionalizmit dhe në vlerat e paanshmërisë politike dhe një sistem të drejtësisë, i cili duhet ta kthejë besimin e qytetarëve në gjykatat tona dhe në gjyqtarët tanë.

Ju e dini shumë mirë se ka ardhur koha që të punojmë me një intensitet shumë më të madh që t’i zgjidhim mijëra raste që janë grumbulluar dhe janë mbledhur nëpër gjykatat tona. Ne duhet të punojmë me një intensitet më të madh, që të jemi më të ndërgjegjshëm, më të përgjegjshëm, sikurse secili punonjës në sistemin e drejtësisë sot.

Mbi të gjitha, ju e dini shumë mirë se ka ardhur koha që të shohim një sistem të drejtësisë, i cili funksionon mbi parimin se askush nuk është mbi ligjin. Sepse, vetëm kështu mund ta ngrisim besimin e qytetarëve tanë në sistemin tonë të drejtësisë, në gjyqtarët tanë, në gjykatat tona dhe vetëm kjo do të jetë një dëshmi se kriminelët do të ballafaqohen me dorën e drejtësisë.

Për ta bërë gjithë këtë ju duhet të jeni gjykatës profesionalë, gjykatës të guximshëm, të aftë dhe të ndërgjegjshëm, gjykatës të cilët sistemin e drejtësisë në Kosovë do ta shihnin përmes zbatimit të plotë të ligjit dhe që do t’u hapin perspektivë qytetarëve të vendit tonë, për t’i bindur se shteti i tyre duhet të udhëhiqet vetëm nga dora e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe barazisë para ligjit.

Ja lista e Gjyqtarëve të Dekretuar, që dhanë sot betimin.

Lumnije Krasniqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Ylber Shurdhiqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Naime Ahmeti, Gjykata Themelore Prishtinë, Mevlide Kosumi – Qarri, Gjykata Themelore Prishtinë, Albina Shabani – Rama, Gjykata Themelore Prishtinë, Mihane Ismajli, Gjykata Themelore Prishtinë, Milena Djeric, Gjykata Themelore Prishtinë, Kujtim Krasniqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Ramush Bardiqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Lirije Maksutaj, Gjykata Themelore Prishtinë, Luljeta Maxhuni, Gjykata Themelore Prishtinë, Hidajete Gashi, Gjykata Themelore Prishtinë, Violeta Namani, Gjykata Themelore Prishtinë, Naim Meholli, Gjykata Themelore Prishtinë, Alajdin Tershnjaku, Gjykata Themelore Prishtinë, Bujar Dobërdolani, Gjykata Themelore Prishtinë, Agim Kuqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Arjeta Sadiku, Gjykata Themelore Prishtinë, Adnan Konushevci, Gjykata Themelore Prishtinë, Fatmir Aliu, Gjykata Themelore Prishtinë, Drilon Haraqia, Gjykata Themelore Gjakovë, Mentor Bajraktari, Gjykata Themelore Gjakovë, Besnik Bislimaj, Gjykata Themelore Gjakovë – dega në Rahovec, Malsor Kryeziu, Gjykata Themelore Gjakovë – dega në Rahovec, Shaqir Mazreku, Gjykata Themelore Gjakovë – dega në Malishevë, Bekim Avdimetaj, Gjykata Themelore Pejë – dega në Deçan, Murat Hulaj, Gjykata Themelore Pejë, Sabit Sadikaj, Gjykata Themelore Pejë – dega në Istog, Sabrije Rraci, Gjykata Themelore Pejë – dega në Klinë, Florije Zatriqi, Gjykata Themelore Pejë – dega në Klinë, Mustaf Tahiri, Gjykata Themelore Ferizaj, Hakile Ilazi, Gjykata Themelore Ferizaj, Alban Beqiri, Gjykata Themelore Ferizaj, Misin Frangu, Gjykata Themelore Ferizaj, Bahri Salihu, Gjykata Themelore Ferizaj, Ilir Bytyqi, Gjykata Themelore Ferizaj, Venhar Salihu, Gjykata Themelore Ferizaj, Bekim Salihu, Gjykata Themelore Ferizaj, Ardian Ajvazi, Gjykata Themelore Ferizaj, Sabedin Mushica, Gjykata Themelore Gjilan dhe Menderes Behluli, Gjykata Themelore Gjilan – dega në Viti.


KOMENTE