(2L ONLINE) –Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan, ankuesja punëtore në një Bankë, ka raportuar se një i dyshuar ka deponuar një shumë parash me ç’ rast katër kartëmonedha nga 50 € dyshohet të jenë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore. /2L ONLINE/