DYLON

Dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, Gjykata cakton masën e sigurisë

Dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, Gjykata cakton masën e sigurisë
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. P. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me anë të përdorimit të dhunës – forcës e detyron të dëmtuarën V. D. të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, me ç’rast i shkakton lëndime trupore dhe e njëjta për shkak të lëndimeve trupore detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka  vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.