/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, në Rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur për një rast të “lëndimit të rendë trupor” që ka ndodhë në Smirë të Vitisë. Njësitet patrulluese kanë dal ne vend ngjarje dhe nga hetimet e para mêsohet se të dyshuarit V. M. dhe V. M. besohet vëllezër kishin shkuar në pyll për të prerë drunj, saktësisht te vendi i quajtur Ara e Hanës dhe aty kishin filluar prerjen e drunjtëve me motorsharr, vend i cili dyshohet se është pronë e B. P.
Por, siç njofton Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan në ndërkohë në vendin e ngjarjes kishte ardhur B. P. , i cili kishte kontaktuar fillimisht me ta dhe pas fjalosjes të njëjtit janë rrahur mes vete ku dyshohet se i dyshuari B. P. e ka goditur me lopatë në kokë njërin nga ta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore , ndërsa lëndime ne përleshje pësojnë të gjithë.
“Patrulla e Policisë kanê dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë fotografimin e drunjtëve te prerë, dhe te dyshuarit janë sjellë në stacion për intervistë, ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar në Emergjencën e Gjilanit. Në Stacion te Policisë ka ardhur prokurori i shtetit i cila ka biseduar veç e veç me te dyshuarit dhe i njëjti urdhëron që rasti të cilësohet “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa për 48 orë ndalet i dyshuari B. P. ndërsa lënda procedohet në gjykatê”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/