DYLON

Dynamo zyrtarizon transferimin e futbollistit shqiptar

Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti shqiptar, Elis Bakaj edhe zyrtarisht futbollist i Dynamo Brest në Bjellorusi, skuadër që u shpall kampione e vendit, duke thyer hegjemoninë 13-vjeçare të Bate Borisovit.

Në njoftimin e klubit sqarohet se Bakaj ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

“Dynamo Brest njoftoi nënshkrimin e një kontrate me Elis Bakajn, një futbollist me përvojë e që në periudha të ndryshme ka luajtur për shumë skuadra nga Shqipëria, Rumania, Kroacia dhe Ukraina. Që nga viti 2018, lojtari 32-vjeçar ka mbrojtur ngjyrat e Shakhtar Soligorsk. Si pjesë e “bardhebluve”, shqiptari kishte regjistruar 49 ndeshje, në të cilat shënoi 19 gola dhe dha 19 asistime, dhe gjithashtu fitoi Kupën e Bjellorusisë 2019. Sezonin e kaluar, Elisi u bë lojtari më i mirë në Premier League (Bjellorusi) në rolin e tij, duke fituar 252 pikë në indeksin e Instat. Futbollisti nënshkroi një kontratë për dy vjet. Dynamo Brest i uron Elis Bakajt suksese dhe fitore të reja me ekipin tonë!”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.