DYLON

Dymbëdhjetë të rinj të Gjilanit përfitojnë grante për ndërmarrësi

Dymbëdhjetë të rinj të Gjilanit përfitojnë grante për ndërmarrësi
Avatar photo Redaksia

Dymbëdhjetë të rinj të Gjilanit kanë nënshkruar kontratat e përfitimit të granteve për ndërmarrësi në formë të pajisjeve, të cilat mbështeten nga partneriteti i Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me USAID-in (Empower Private Sector) dhe organizatën HELP.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se idetë e biznesit tuaj kanë qenë më të mirat dhe janë biznese premtuese në të ardhmen.

“Është njëri ndër programet më të mira deri sot që unë i kam parë edhe për shkakun që janë 12 përfitues. Fakti që nga ky program do të përfitojë rinia, më gëzon shumë dhe e falënderoj USAID dhe HELP për implementim. Komuna e Gjilanit ka në fokus zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal dhe këtë zhvillim ne e shohim përmes partneriteteve sikur ky sot. Pra, sektori privat është motori i zhvillimit ekonomik. Urime për të gjithë dhe i gëzofshi këtë grante”, tha Ismajli.

EkoHigjiena

Shqipe Breznica, drejtoreshë e organizatës HELP, ka konfirmuar se shpërndarja e pajisjeve do të bëhet pas kryerjes së procedurave të prokurimit.

“Përfituesit e granteve duhet të presin edhe pak për procedurat e prokurimit, e më pastaj do t’i shpërndajmë pajisjet. Obligimet tuaja janë që të regjistroni bizneset, e nëse jeni ekzistues, atëherë duhet të punësoni dikë. Jam e bindur që pajisjet do t’i funksionalizoni menjëherë. Faleminderit dhe urime’, ka thënë ajo.

Menaxheri i programit të USAID Empower Pirvate Sector, Artan Loxha, ka pohuar se përzgjedhja e përfituesve të këtij lloji të granteve është mbi baza meritore.

“Iden që e kemi pasur për këtë projekt, jam shumë i lumtur që po jetësohet përmes një angazhimi të madh të organizatës Help dhe Komunës. Përzgjedhja e përfituesve të këtij lloji të granteve është mbi baza meritore. Programi Empower si qëllim kryesor për krejt periudhën e operimit e ka pasur sektorin privat dhe për gjenerimin e vendeve të reja të punës. Granti, sado i vogël që është, besoj se iu ofron mundësi që idetë tuaja kreative që i keni ose për regjistrimin e biznesit të ri edhe zgjerimin e biznesit, që t’i realizoni. Urime”, ka thënë Loxha.

Në fund, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka njoftuar se e gëzon fakti që prej pesë nga 12 përfituesit e granteve janë femra, ndërkohë që tetë përfituesve në fushën e teknologjisë informative do t’iu ofrohet hapësirë ne inkubatorin e biznesit. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.