DYLON

Dymbëdhjetë kursantë kanë përfunduan me sukses Kursin e Komunikimit Niveli 2

Dymbëdhjetë kursantë kanë përfunduan me sukses Kursin e Komunikimit Niveli 2
Avatar photo Redaksia

“Dymbëdhjetë kursantë kanë përfunduan me sukses Kursin e Komunikimit Niveli 2,  ku kursantët fituan njohuri dhe aftësi të avancuara në konfigurimin, instalimin, programimin dhe funksionalizimin e sistemeve të komunikimit Harris”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë kursit, pjesëmarrësit u trajnuan në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit ushtarak, të cilat mundësojnë komunikim të sigurt, të besueshëm dhe efektiv në operacione, ushtrime dhe aktivitete të ndryshme taktike. Sistemet Harris përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të vendeve partnere dhe kontribuojnë në ndërveprueshmërinë ndërmjet njësive dhe partnerëve ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Realizimi i këtij kursi kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të komunikimit dhe në forcimin e aftësive operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke siguruar mbështetje efektive të komandimit dhe kontrollit në të gjitha nivelet e operacioneve, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.